Flash

Del foto e Saimir Tahirit në qelinë e burgut, me Safet Bajrin dhe Kelmend Balilin

Lapsi.al 4 August 2023
Del foto e Saimir Tahirit në qelinë e burgut, me Safet Bajrin dhe

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga qelia e burgut. Në foton që është publikuar nga Flamur Vezaj, duket ish-ministri në shoqërinë e Kelmend Balilit, i pagëzuar si Escobari i Ballkanit, me Safet Bajrin, një nga të arrestuarit e grupit Bajri në Shkodër dhe të një të burgosuri tjetër.

Pas lirimit të Saimir Tahirit nga burgu, avokati i tij, Maks Haxhia tregoi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.

"Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju", ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit. Më pas u mësua se bëhej fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

Të këshilluara

Aksident në Berat, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit. "Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga sht...

22:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI