Flash

Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon mbështetjen e SHBA-së për të rikthyer rendin kushtetues

Lapsi.al 4 August 2023
Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon mbështetjen e SHBA-së

Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe “gjithë komunitetit ndërkombëtar” për të ndihmuar në “rikthimin e rendit kushtetues”, pas puçit të javës së kaluar.

Në një kolumnë të shkruar në të përditshmen amerikane Washington Post, presidenti Bazoumi ka thënë se ai po shkruan si “rob”. Trazirat kanë shpërthyer në këtë shtet, në perëndim të Afrikës, prej rrëzimit të tij.

Të enjten, liderët e puçit kanë njoftuar se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, SHBA-ja, Nigeria dhe Togo. Përmes një deklarate televizive, ata kanë thënë se detyrat e këtyre katër ambasadorëve kanë “përfunduar”.

Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në SHBA, Kiari Liman-Tinguiri, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ushtria “duhet të reflektojë” dhe “ta kuptojë se kjo aferë nuk do të ketë sukses”.

Sipas Radio Evropa e Lirë nigeri është prodhues i madh i uraniumit – produktit jetik për centralet bërthamore – dhe gjendet në territor kyç të migrimit mes Afrikës Veriore dhe Mesdheut.

Në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.

"I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”.

Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë dhe kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus. Puçi është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Francën – që dikur e ka pasur Nigerin koloni.

Të këshilluara

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve n...

19:50

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Konyas në Turqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeq...

19:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI