Flash

CNN: Charles McGonigal drejt pranimit të akuzave që i bën prokuroria!

Lapsi.al 4 August 2023
CNN: Charles McGonigal drejt pranimit të akuzave që i bën

CNN ka shkruar sot se avokati i Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i akuzuar për fshehjen e 225,000 dollarëve që ka marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, tha se ai pret që çështja kundër klientit të tij në Uashington, DC, të zgjidhet pa dalë në gjyq.

McGonigal, i cili doli në pension në vitin 2018, u akuzua në janar në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe DC për shërbimet që i kishte kryer oligarkut rus Oleg Deripaska dhe për paratë e padeklaruara që mori nga Agron Neza, shqiptaro-amerikani që e prezantoi me shumë zyrtarë të lartë në Shqipëri, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, vuri në dukje se të pandehurit kanë dy zgjedhje - të pranojnë fajin ose të shkojnë në gjyq - dhe tha se kishte një "shans të mirë që çështja do të zgjidhet" pa pasur nevojë të shkohet në gjyq. Më shumë për qëndrimin e McGonigal do të mësohet pas të hënës së parë të shtatorit.

McGonigal është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat, por komentet e DuCharme sugjerojnë se prokurorët e qeverisë dhe avokatët e McGonigal mund të punojnë së bashku për një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë në këtë rast, megjithëse DuCharme vuri në dukje se ishte i interesuar të shihte pjesën tjetër të zbulimit të prokurorit në këtë rast, i cili përfshin dokumente të mbrojtjes kombëtare që ende kërkojnë disa redaktime.

Lexo edhe: Çfarë fshehu Rama nga leximi i akt-akuzës për McGonigal

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Ku ndryshon narrativa e Ramës nga ajo e FBI-së

Lexo edhe: Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën

Është e paqartë se si do të dukej një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorëve dhe McGonigal dhe për cilat akuza, në fund të fundit, ai mund të deklarohet fajtor.

Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly caktoi një seancë tjetër për 13 shtator.

"Shpresojmë se do të kemi një përditësim të mirë për ju herën tjetër që do t'ju shohim," i tha DuCharme Kollar-Kotelly.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Charles McGonigal pati takime me Edi Ramën. Sipas dosjes së FBI-së, McGonigal nxiti hapjen e një hetimi për Lulzim Bashën për çështjen e financimit të vizitës së tij në SHBA. McGonigal u takua me shumë zyrtarë të tjerë shtetërorë, mes të cilëve edhe Tom Doshi që i kërkoi një hetim nga FBI për dyshimet që kishte se donin ta vrisnin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI