Flash

Berisha: Nuk do e njohim kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Lapsi.al 4 August 2023
Berisha: Nuk do e njohim kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të bërë rezultatin e zgjedhjeve që donte kryeministri Rama. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha në fjalën e tij është shprehur se operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk mund të prekej se duhej të merrte fitoren në Velipojë. Të njëjtin gjë Berisha tha dhe për Bajrat në Shkodër.

"E vërteta është se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama. Edi Rama, në bashkëpunim me drejtësinë dhe policinë, bëri gjithçka për mobilizimin e bandave. I nxori nga burgjet, i kërcënoi me mandatet e Interpolit që i kërkonte, bllokoi hetimet. Operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim.

Bajri doli nga burgu dhe të tjerët u mblodhën vetëm për të diktuar rezultatin në Shkodër. Ata të cilët besojnë apo mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, në një mënyrë ose në një tjetër pranojnë, legjitimojnë rolin e krimit të organizuar në votën e shqiptarëve dhe fatin e tyre. Të gjitha këto janë të dokumentuar në raport," tha Berisha.

Berisha tha se opozita nuk do të njohë në asnjë mënyrë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

“Këto dokumente faktojnë se Edi Rama nuk ka fituar kurrë zgjedhjet, përveç 2013-ës dhe se Edi Rama është një grabitqar i zgjedhjeve, se Edi Rama nuk njeh asnjë parim dhe se me të ne duhet të përballemi.

Në këto kushte, ne arritëm të marrim 500 mijë vota. Ne tani duhet t’u dalim zot këtyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që pavarësisht terrorit, demokratët u keqtrajtuan kafshërisht, u organizuan atentate ndaj tyre, sulme brutale fizike, por ne kjo situatë, këto zhvillime duhet të na ndërgjegjësojnë se ky vend nuk ka të ardhme me Edi Ramën.

Nuk ka të ardhme pa zgjedhje të lira! PD ka mision dhe në këtë mision së pari duhet të bëjë gjithçka për të qartësuar çdo qytetar, se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë. Ndaj dhe ne, me këtë pushtet, në kohën më të parë të mundshme, duhet të përballemi dhe ju garantoj se ky pushtet është një kalbësirë.

Kanë filluar ministrat të zbrazin zyrat, të mbushin thasët me dokumente për t’i djegur. Sepse notojnë mbi krime, sepse notojnë mbi vjedhje. Këta rrinë sepse ne nuk jemi ngritur. Duhet ta kemi të qartë këtë. Por njerëzit ngrihen kur të krijosh bindjen për të gjithë dimensionin e farsës elektorale” – tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI