Flash

"Ardi më çau k*rin...", Olti Bistri i tregonte biznesmenit operacionet e policisë: Nesër mos e hap, ka kontroll Operacionalja

Lapsi.al 4 August 2023
"Ardi më çau k*rin...", Olti Bistri i tregonte biznesmenit

Dosja voluminoze e SPAK me bisedat e enkriptuara në aplikacionet Sky tregon edhe njëherë lidhjen e Policisë së Shtetit me krimin e organizuar. Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të këtij hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor, komunikon vazhdimisht me Pellumb Gjokën, biznesmenin që ushtronte veprimtari të lojërave të fatit në Tiranë në mënyrë të kundraligjshme.

Bistri i cili deri para disa javësh ishte shef i Njësisë Operacionale, i rrëfen gjithcka Gjokës për t'i shpëtuar biznesin. Dekonspiron aksionet e policisë dhe tregon bisedat që ai ka bërë me eprorët e tij. Asokohe ishte Rebani Jaupaj, ish-drejtori i Policisë Tiranë dhe Ardi Veliu, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Bistri i shkruan Gjokës: S'do as Ardi se i thashë (Ardi Veliu). Bile dhe për këtë më çau ka*in. I thashë e le punën e s'e heq se i kam dhënë llafin. 

Pra, Oltion Bistri që drejtonte Komisariatin Nr.2 në vitin 2019, nuk donte t'i hiqte lojërat e fatit të paligjshme Pëllumb Gjokës sepse i kishte dhënë fjalën.

Në një tjetër komunikim Bistri i shkruan Gjokës: Nesër mos e hap. Këto 2-3 ditë, mos i thuaj njeriut. Po 2-3 ditë. Nesër ka aksion nga Operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty te ty do të të them vetë. Mirë është mos të jetë hapur. Nesër në darkë mbylle, ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet. 

Pra, jemi në kushtet kur një drejtues i nivelit të lartë në Policinë e Shtetit informon shkelësit e ligjit, biznesmenin Pëllumb Gjoka në këtë rast.

Në biseda të tjera Oltion Bistri i tregon biznesmenit edhe komunikimet e tij me drejtorin e Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj. Për rastin e kazinosë së tij sipas bisedave, thuhej të ishte i interesuar edhe Ministri i Brendshëm asokohe, Sandër Lleshi.

Bisedat në Sky të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dëshmojnë atë që kemi thënë prej kohësh, se kjo organizatë është bërë njësh me krimin në shumë raste. Natyrisht jo të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, por drejtuesit e saj që e kanë tradhtuar misionin që ju ngarkon ligji. Në ditët e ardhshme pritet të zbardhen të tjera komunikime në aplikacionet e enkriptuara. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI