Flash

12 orë e bllokuar në shpellë, shpëtohet turistja italiane në Karaburun

Lapsi.al 4 August 2023
12 orë e bllokuar në shpellë, shpëtohet turistja italiane

Pas gati 12 orësh kërkime, shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë një turisteje italiane, që ishte bllokuar në një shpellë në Karaburun. Turistja italiane kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta”.

Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në "afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”. Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar punonjësit Policisë që i shkuan në ndihmë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Aksident në Berat, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit. "Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga sht...

22:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI