Flash

Tajfuni Khanun përfshin Japoninë, dy të vdekur e mijëra shtëpi pa energji elektrike

Lapsi.al 3 August 2023
Tajfuni Khanun përfshin Japoninë, dy të vdekur e mijëra

Rreth 166 mijë familje në prefekturat Okinaëa dhe Kagoshima të Japonisë jugperëndimore kanë mbetur pa energji ndërsa tajfuni Khanun vazhdon të godasë vendin me shira të dendur dhe erëra të forta. Dy persona u raportuan të vdekur në Okinaëa, një destinacion popullor turistik rreth 1,600 km në jug-perëndim të kryeqytetit japonez, Tokio, që nga mëngjesi i së enjtes, tha NHK.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, stuhia në Detin e Kinës Lindore po shkonte në veri-perëndim me një shpejtësi rreth 222 km/h.

Gjithsej 41 persona në prefekturat Okinaëa dhe Kagoshima u plagosën. Sipas informacioneve, 160,040 familje, ose rreth një e katërta e të gjitha shtëpive po përjetonin ndërprerje të energjisë që nga ora 10:36 me orën lokale.

Përveç kësaj, furnizimi me energji elektrike ishte në rënie për rreth 6,550 familje në ishujt Amami në prefekturën Kagoshima, në veri të Okinaëa, që nga ora 9 e mëngjesit, tha Kyushu Electric Poëer. Tajfuni Khanun detyroi gjithashtu shkollat ​​dhe bizneset të mbyllen.

Të këshilluara

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve n...

19:50

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Konyas në Turqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeq...

19:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI