Flash

Plazhe të zaptuar e muzikë përtej orarit, policia ndalon dy persona në Ksamil

Lapsi.al 3 August 2023
Plazhe të zaptuar e muzikë përtej orarit, policia ndalon dy

Policia e Sarandës ka evidentuar 2 raste të ndotjes akustike që shkaktohej nga muzika e lartë në dy lokale, në Ksamil. Si pasojë 2 administratorët e këtyre subjekteve janë gjobitur, ndërsa janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë.

Po ashtu evidentohet dhe një rast i pushtimit të një hapësire publike në bregdetin e Ksamilit dhe i përdorimit të saj për qëllime fitimprurëse. Procedohet penalisht 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë dhe që fshihte të ardhurat që përfitonte.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale dhe një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;

-D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë, 30 çadrat dhe 60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi P.V, është përfshirë nga flakët si pasojë e n...

20:22

Aksident në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”. Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, b...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI