Flash

Pas trazirave në Nigeri, SHBA evakuon pjesërisht ambasadën e saj

Lapsi.al 3 August 2023
Pas trazirave në Nigeri, SHBA evakuon pjesërisht ambasadën e saj

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas trazirave të javës së kaluar.

Qindra shtetas të huaj tashmë janë evakuuar nga ky shtet pasi ambasada e Francës është sulmuar të dielën nga protestuesit. Lideri i puçit, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ka paralajmëruar kundër “çfarëdo ndërhyrjeje në punët e brendshme” të shtetit.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka folur të mërkurën me presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, dhe se SHBA-ja është e përkushtuar për rikthimin e demokracisë në Niger përmes një qeverie të dalë nga zgjedhjet.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se pavarësisht evakuimit të pjesshëm, ambasada në Niger do të vazhdojë të jetë e hapur.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj njerëzve dhe lidhjeve tona me Nigerin, dhe jemi të angazhuar në nivelin më të lartë diplomatik”, ka thënë ai.

SHBA-ja është dhuruese e madhe e ndihmës humanitare dhe ndihmës në fushën e sigurisë në Niger, dhe ka paralajmëruar paraprakisht se puçi mund të rezultojë me pezullim të të gjithë ndihmës.

Franca, që dikur e ka pasur Nigerin koloni, dhe Bashkimi Evropian, tashmë e kanë pezulluar gjithë ndihmën për këtë shtet.

Sipas Radio Evropa e Lirë qindra mbështetës të grusht shtetit mblidhen pranë një flamuri rus para Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin Niamey, Niger, 27 korrik 2023.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, bllok i 15 shteteve të Afrikës Perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj këtij shteti, që përfshin bllokimin e të gjitha transaksioneve komerciale me Nigerin, dhe ngrirjen e të gjitha aseteve shtetërore në bankën qendrore rajonale.

Të këshilluara

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve n...

19:50

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Konyas në Turqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeq...

19:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI