Flash

Lizzo reagon ndaj akuzave për ngacmim se*sual

Lapsi.al 3 August 2023
Lizzo reagon ndaj akuzave për ngacmim se*sual

Lizzo ka reaguar për padinë e ngrejtur ndaj saj nga ish-balerinat.

"Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe zhgënjyese," tha fituesja e Grammy, në një deklaratë të postuar në mediat sociale. “Etika, morali dhe respekti ndaj punës janë vënë në pikëpyetje.  Zakonisht unë zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa duken dhe tepër të egra për të mos u adresuar.” Lizzo tha se pretendimet "të sensacionalizuara" erdhën nga ish-punonjës të cilët "tashmë e pranuan publikisht" se sjellja e tyre gjatë turneut me të kishte qenë "e papërshtatshme dhe joprofesionale".

Ajo shpjegoi se me "pasionin" e saj vjen "puna e vështirë dhe standardet e larta", duke pranuar se duhet "të marrë vendime të vështira". “Nuk është kurrë qëllimi im të bëj dikë të ndihet keq ose sikur nuk vlerësohet si pjesë e rëndësishme e ekipit.”

Këngëtarja u shpreh se nuk po përpiqej të shfaqej si "viktimë", por iu lut fansave dhe ndjekësve të saj të dinin se ajo nuk është "e keqja" që është portretizuar  në ditët e fundit. “Unë jam shumë e hapur me seksualitetin tim, por nuk mund të pranoj apo lejoj që njerëzit ta përdorin atë për të më bërë të jem diçka që nuk jam”, shkroi ajo. “Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë.”

Lizzo shtoi se  e di se si ndihet "të tallesh për peshën trupore dhe absolutisht nuk do ta kritikonte apo largonte një punonjës për shkak të peshës". “Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të errësohet nga kjo”, përfundoi artistja. “Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë.”

 

Të këshilluara

Beyoncé reagon ndaj padisë kundër Lizzo

Beyoncé duket se ka reaguar ndaj padisë kundër Lizzo në koncertin e saj, duke lënë artisten jashtë teksteve të saj. Ndërsa këndonte "Break My Soul (The Queen...

15:57

"Bad Guy" e Billie Eilish thyen rekord

Billie Eilish dhe Finneas janë certifikuar me diamant. Të hënën, Eilish zbuloi në mediat sociale se hiti i saj i famshëm i vitit 2019 "Bad Guy" mori njohjen më ...

17:33

Meghan Markle "zëvendëson" Beckhams

Meghan dhe Princi Harry thuhet se u "braktisën" nga ish- miqtë e tyre tani Victoria dhe David Beckham. Por Meghan po bën miq të rinj të fuqishëm për të mbush...

15:52

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI