Flash

Një turist nga Kosova plagoset me thikë në Shëngjin

Lapsi.al 3 August 2023
Një turist nga Kosova plagoset me thikë në Shëngjin

Një turist nga Kosova është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Kunes në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 pranë një picerie. Nuk dihet identiteti i të plagosurit. 

I plagosuri është nisur drejt spitalit. Raportohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia nuk ka dhene ende zyrtarisht detaje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi P.V, është përfshirë nga flakët si pasojë e n...

20:22

Aksident në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”. Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, b...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI