Flash

Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit

Lapsi.al 3 August 2023
Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave. Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”. Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon. Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken.

“Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik të vitit 2022 mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, synonte shmangien e rrezikut për urinë në botë, duke garantuar qasjen e drithërave ukrainase në tregjet botërore, pavarësisht luftës. Moska ka kërkuar garanci dhe marrëveshje të re sa i përket eksporteve të veta, veçmas për komponentët e plehrave artificiale.

Gjatë takimit në OKB, Blinken po ashtu njoftoi se Uashingtoni do të japë 362 milionë dollarë për financimin e programeve për luftimin e pasigurive ushqimore dhe kequshqyerjes në disa shtete afrikane dhe Haiti. Afër 345 milionë persona në 79 shtete vuajnë nga pasiguria akute ushqimore. Ndër shkaqet kryesore për urinë në botë, përveç konflikteve të armatosura, janë edhe efektet e ndryshimeve klimatike./REL

Të këshilluara

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve n...

19:50

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Konyas në Turqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeq...

19:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI