Flash

Bisedat sekrete në Sky, më shumë se 300 policë nën verifikimin e SPAK për lidhje me bosët e krimit

Lapsi.al 3 August 2023
Bisedat sekrete në Sky, më shumë se 300 policë nën

Më shumë se 300 punonjës të Policisë së Shtetit të gradave drejtuese janë duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme si të dyshuar për lidhjet me krimin.

Bëhet fjalë, për drejtues të drejtorisë së përgjithshme, të drejtorive vendore dhe shefave të komisariateve. Emrat e tyre kamë dalë në dosjen e mbërritur nga autoritetet belge dhe franceze, që çoi në prangosjen e ish-drejtorit të forcave Operacionale, Oltian Bistri, Prokurorit Xhevahir Lita dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Ata po verifikohen si të dyshuar që mbanin lidhje dhe kontakte me personazhe të ndryshëm të botës së krimit. Për disa prej tyre janë dërguar fletë-thirrje nga SPAK për t’u marrë në pyetje dhe që pritet të paraqiten ditët në vijim.

Në bisedat në aplikacionin SKY, disa shefa komisariatesh bisedojnë për pagesa fikse mujore që ata apo drejtues të tyre merrnin nga krimi, për veprimtari të paligjshme si lojërat e fatit apo edhe dhe të tjera.

Në dosjen e mbërritur nga partnerët ndërkombëtar, ka informacione edhe për zyrtarë të ndryshëm.

Gjithashtu në transkriptime e mbërritura në SPAK, janë fiksuar biseda ku këta persona diskutonin për të siguruar doza të lëndëve narkotike, por edhe për lojëra fati, apo aktivitet të tjera të paligjshme.

Prokuroria e Posaçme mësohet se ndodhet në fazën e verifikimeve për drejtuesit e policisë së shtetit që janë konstatuar në lidhje me botën e krimit.

Pak ditë më parë gjatë operacionit Metamorfoza, SPAK dhe Policia e Shtetit arrestuan 6 persona, ndërsa shpallën në kërkim 9 të tjerë. Hetuesit arritën të zbardhin katër ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës, dhe të provojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të implikuar./Klan News

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI