Flash

Berisha: Arben Ahmetaj po kërcënohet, të merret në mbrojtje familja e tij!

Lapsi.al 3 August 2023
Berisha: Arben Ahmetaj po kërcënohet, të merret në mbrojtje

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka bërë publike kërcënimet që sipas tij janë bërë ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Berisha tha se kërcënimet janë dërguar nga burgu për Ahmetajn dhe familjen e tij që duhet të merret menjëherë në mbrojtje nga prokuroria.

"U informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit.

Kërcënimet me jetë ndaj familjes së Ahmetajt që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de jure, ligjërisht dhe penalisht, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj. Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë" tha Berisha.

Arben Ahmetaj është arratisur jashtë vendit pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij falë zbulimit të bisedave dhe transaksioneve që kishte pasur me Klodian Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Të këshilluara

Humb jetën turisti serb në Vlorë

Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari ka pësuar arrest kardiat sapo ra në kontakt me ujin në breg të detit. Turistit i ë...

20:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI