Flash

Aksident në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

Lapsi.al 3 August 2023
Aksident në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, banuese ne Tiranë, 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja Vitori Lazaj, 70 vjeçe, nëna e saj, shtetasi Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali, (kunati i saj), si dhe vetë ajo.

Njoftimi: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Cakranit", shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI