Flash

Zendaya reagon ndaj ndarjes nga jeta të Angus Cloud

Lapsi.al 2 August 2023
Zendaya reagon ndaj ndarjes nga jeta të Angus Cloud

Zendaya nderoi së fundmi aktorin e ndjerë të "Euphoria" Angus Cloud pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 25-vjeçare.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar bukurinë e pafund që është Angus (Conor),” shkroi aktorja kryesore e dramës së HBO në Instagram, duke përdorur emrin e lindjes së Cloud së bashku me një foto bardh e zi të tij.

“Jam shumë mirënjohëse që pata mundësinë ta njoh atë në këtë jetë, ta quaj vëlla, të shoh sytë e tij të ngrohtë dhe buzëqeshjen e ndritshme,” vazhdoi ajo. “E di që njerëzit e përdorin shpesh këtë shprehje kur flasin për njerëzit që duan…”ata mund të ndriçojnë çdo dhomë që hyjnë”, por më lejoni t'ju them, ai ishte më i miri në këtë. Unë do të doja ta kujtoja atë në këtë mënyrë. Për të gjithë dritën, dashurinë dhe gëzimin e pakufishëm që ai arriti të na jepte gjithmonë. Do ta vlerësoj çdo moment.”

Fituesja e Emmy-t, përfundoi postimin e saj: "Zemra ime është me nënën dhe familjen e tij në këtë kohë dhe ju lutem jini të sjellshëm dhe të durueshëm pasi pikëllimi duket ndryshe për të gjithë".

Para se të merrnin pjesë në serial, Zendaya dhe Cloud të dy ndoqën shkollën prestigjioze të Oakland për Artet në Kaliforni. "Ne kishim  të njëjtit miq ... por unë nuk e njihja me të vërtetë," i tha ai Wall Street Journal në 2019, të njëjtin vit premierë "Euphoria". Por Zendaya dhe Cloud shpejt u afruan në xhirime teksa luanin respektivisht  Rue Bennett dhe Fezco./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?

Travis Scott me sa duket ka thirrur të dashurin e përfolur të ish-Kylie Jenner Timothee Chalamet në këngën e tij të re, "Meltdown". Ai i referohet fabrikës s...

17:55

Ndahet nga jeta aktori i "Euphoria"

Aktori i Euphoria” Angus Cloud ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare. Ai u nda nga jeta  në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni, raportoi TMZ. “...

16:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI