Flash

Vajza e vrarë në Durrës, e skeduar më parë nga policia për prostitucion

Lapsi.al 2 August 2023
Vajza e vrarë në Durrës, e skeduar më parë nga policia

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vajzën e re që u gjet e pajetë te ‘Ura e Dajlanit’ në Durrës, e cila dyshohet se është vrarë me thikë. Trupi i pajetë u zbulua sot nga kalimtarët e rastit. Sipas informacioneve dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin, ndërkohë që po hetohet nëse ka pasur ndonjë sherr mes vajzave që ushtronin prostitucion në këtë zonë gjatë natës.

Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza. Ka dyshime se trupi i 32-vjeçares është transportuar gjatë natës poshtë Urës së Dajlanit. E reja që u gjet e vdekur ka qenë e skeduar më parë dhe është shoqëruar për veprën penale të prostitucionit. “Ura e Dajlanit” në Durrës është bërë një vend strehim i punonjësve të seksit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI