Flash

Shkrimtari Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës

Lapsi.al 2 August 2023
Shkrimtari Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar  dekretin  me të cilin shkrimtarit, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë  ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, u shpreh Osmani.

Dorëzimi i shtetësisë, siç bëhet me dije në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës, do të bëhet gjatë vizitës së radhës së presidentes Osmani në Shqipëri. Pak kohë më parë, presidentja Osmani, dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare dhe me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Të këshilluara

Offset sqaron deklaratën për Cardi B

Në një intervistë të hënën me personazhin e radios Angela Yee, Offset zbuloi se ai qëndron pas thashethemeve të tradhtisë për gruan e tij, Cardi B. Tema u ng...

15:00

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?

Travis Scott me sa duket ka thirrur të dashurin e përfolur të ish-Kylie Jenner Timothee Chalamet në këngën e tij të re, "Meltdown". Ai i referohet fabrikës s...

17:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI