Flash

Serena Williams zbulon gjininë e foshnjës së dytë

Lapsi.al 2 August 2023
Serena Williams zbulon gjininë e foshnjës së dytë

Serena Williams dhe bashkëshorti i saj, Alexis Ohanian, zbuluan lajmin e madh në një video në kanalin e saj në YouTube. Videoja tregon momentet kur çifti zbuloi gjininë e foshnjës nr. 2 si dhe Williams duke ndarë dëshirat e saj për të pasur një vajzë tjetër.

Festa e zbulimit të "aventurës sonë të ardhshme të madhe" erdhi e plotë me tullumbace shumëngjyrëshe për vajzën e tyre 5-vjeçare, Olympia. Williams dhe Ohanian, festuan me familjen dhe miqtë - duke përfshirë motrën e famshme të Williams, Venus dhe babain, Richard - ndërsa prisnin zbulimin e madh.

Çifti priti deri në mbrëmje për të zbuluar gjininë e foshnjës së tyre, por zbulimi nuk erdhi pa një shaka nga Ohanian. Sipërmarrësi i teknologjisë i kërkoi Serena të presë një tortë që synonte të zbulonte seksin e foshnjës, vetëm që ajo të ishe një cop torte e verdhë brenda. Zbulimi aktual ishte shumë më spektakolar dhe përfshinte një shfaqje me dritë dhe disa muzikë nga DJ Mike Wise. Dyshja dhe të gjithë të ftuarit e tyre ngritën sytë drejt qiellit për përgjigjen e vërtetë, e cila pas ndezjes së dritave blu dhe rozë shkroi fjalët: "VAJZË!"

Dyshja ndau se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë teksa ecnin në tapetin në Met Gala 2023 në fillim të këtij viti. Serena ka  folur gjithmonë për dëshirën e një fëmije tjetër që kur lindi Olimpia në vitin 2017./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Offset sqaron deklaratën për Cardi B

Në një intervistë të hënën me personazhin e radios Angela Yee, Offset zbuloi se ai qëndron pas thashethemeve të tradhtisë për gruan e tij, Cardi B. Tema u ng...

15:00

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?

Travis Scott me sa duket ka thirrur të dashurin e përfolur të ish-Kylie Jenner Timothee Chalamet në këngën e tij të re, "Meltdown". Ai i referohet fabrikës s...

17:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI