Flash

Prigozhin rikthehet në ‘skenën’ botërore/ Çfarë pritet të ndodhë më 5 gusht

Lapsi.al 2 August 2023
Prigozhin rikthehet në ‘skenën’ botërore/

Qendra Ukrainase për Rezistencën Kombëtare njoftoi se grupi Wagner në Bjellorusi do të zhvilloj një operacion të fshehtë për datën 5 gusht. Që prej kryengritjes së dështuar të Wagner-it, me në krye Yevegeny Prigzhin, mercenarët e saj u urdhëruan të shkojnë në Bjellorusi.

“Ngjarja e një natyre të panjohur do të drejtohet nga kreu i Ëagner, Yevgeny Prigozhin dhe është planifikuar për 5 gusht. Duam t’ju kujtojmë se shumica e militantëve që sapo kanë mbërritur në Bjellorusi janë terroristë me përvojë në kontrabandë dhe transport të migrantëve. Ata po përgatiten për një ‘dridhje’ të kufirit midis Polonisë dhe Lituanisë”, thuhet në deklaratë, raporton mediumi polak Onet.

Ata vunë në dukje gjithashtu se mercenarët e Wagnerit mund të vishen me uniformat e rojeve kufitare bjelloruse dhe të ndihmojnë refugjatët në përpjekje për të kaluar kufirin shtetëror.

Grupi Wagner ka pezulluar rekrutimin e mercenarëve të rinj deri në një njoftim të dytë. Ky informacion u konfirmua nga vetë Yevgeny Prigozhin, i cili tha se kapacitetet e Wagner aktualisht janë të plota.

Kujtojmë se Grupi Wagner dhe kreu i tij Yevgeny Prigozhin u gjenden në konflikt me udhëheqjen ushtarake ruse në vitin 2022, dhe situata u përshkallëzua kur anëtarët e Wagner u tërhoqën nga Ukraina dhe vendosën kontrollin mbi qytetin rus të Rostovit. Megjithatë, Wagner arriti një marrëveshje me regjimin e Putinit në Rusi dhe u tërhoq nga operacioni.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI