Flash

I kërkuar për trafik droge, arrestohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 2 August 2023
I kërkuar për trafik droge, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme teksa po tentonte që të hynte në Shqipëri. Shqiptari është arrestuar në kufi, pasi gjatë kontrollit, autoritetet greke konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian në pritje të lëshuar nga autoritetet italiane.

Sipas dokumentit të akuzës, shqiptari ishte dënuar me pesë vite burg për trafik droge, ndaj u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Epirit, i cili po nis dokumentet për ekstradimin e tij në Itali. 31-vjeçari i arrestuar nga Policia e Sigurisë në zonën e Edesës është dërguar në burg me urdhër të Prokurorit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI