Flash

Falimenton ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit, humbja arrin në 10 mln euro

Lapsi.al 2 August 2023
Falimenton ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit,

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit të kaluar kur detyrimet totale arritën në 16 miliardë lekë më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negative prej 2.8 miliardë lekësh, duke treguar një gjendje tepër të rënduar financiare.

Bashkia e Durrësit ishte aksionari kryesor dhe tashmë, përgjegjësia për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit do ti kalojë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku aksionere të saj janë Bashkia e Durrësit, Krujës, Kurbinit e Shijakut dhe Vorës.

Të gjitha detyrimet e ujësjellësit të Durrësit do ti kalojnë SHRUKD-së, por ndërkohë ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit ka rëndësi sistemime me efekte negative në ndërmarrjet e tjetra të shtetërore.

Ministria e Financave raportoi më herët se UKD i detyrohet OSSHE me 4,3 miliardë (40 mln euro) fatura të papaguara deri në maj 2023. Të dhënat nga bilanci tregojnë se detyrimet në formën e huamarrjes janë mbi 308 milionë lekë, ndërsa detyrimet të tjera të kompanisë janë rreth 7.9 miliardë lekë.

“Në vijim pasi u shqyrtua bilanci i vitit 2022 u arrit në përfundimin se UKD nuk disponon më asete”, thuhet ne raportin për likuidimin e shoqërisë të publikuar në QKB.

Opinioni i audituesve për bilancin e vitit 2022 lëshoi kritika në drejtim të administrimit të UKD-së. Adituesit vunë në dukje se nuk rakordojnë të dhënat e programit të kontabilitetit për gjendjen e klientëve në fund të vitit dhe gjendjen e klientëve që rezulton nga sistemi i faturimit. Gjithashtu shoqëria nuk ka parashikuar zhvlerësime me vitin 2022 e për rrjedhojë ka pasaktësi në bilanc. Audituesit vërejtën se gjendja e detyrimeve të mbajtura nga Ujësjellësi i Durrësit nuk përkonin më të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ujësjellësi i Durrësit është nga ndërmarrjet me të financuara nga donatorët për shkak të rëndësisë që ka ndër të tjera për zhvillimin e turizmit. Në vitin 2013 Banka Botërore e miratoi një kredi prej 85.3 milionë dollarë amerikanë Shqipërisë, për investime në Ujësjellës kanalizimin e Durrësit. Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri, kishte për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më të madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

Ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar u firmos marrëveshja 60 mln euro për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim do arrijë të mundësojë transformimin e qytetit./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të ter...

07:51

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI