Flash

E vdekur poshtë ‘Urës së Dajlanit”, gazetarja: Dyshohet se është vrarë në një tjetër vend

Lapsi.al 2 August 2023
E vdekur poshtë ‘Urës së Dajlanit”, gazetarja:

Një vajzë e re u gjet e pajetë ditën e sotme poshtë ‘Urës së Dajlanit” në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha se sipas informacioneve dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin. Por gjithashtu gazetarja raportoi se po hetohet edhe pista se mund të ketë pasur një konflikt mes vajzave që grumbullohen pas mesnate në këtë zonë.

Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza.

E reja që u gjet e vdekur ka qenë e skeduar më parë është shoqëruar më parë për veprën penale të prostitucionit.

“Ura e Dajlanit” në Durrës është bërë një vend strehim i punonjësve të seksit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për BalkanWeb se trupi i 32-vjeçares dyshohet se është transportuar gjatë natës poshtë Urës së Dajlanit.

“Në vendin ku është gjetur trupi i viktimës ndodhen sende të përdorura nga vajzat që ushtrojnë prostitucion. Midis vajzave që grumbullohen pas mesnate mund të ketë pasur konflikt mes tyre dhe në përleshje e sipër mund ti kenë shkaktuar vdekjen. Dyshohet se mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë dërguar në vendin ku u gjet e pajetë”, ka raportuar ndër të tjera gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI