Flash

Detaje të reja/ Si u vra 32-vjeçarja tek Ura e Dajlanit

Lapsi.al 2 August 2023
Detaje të reja/ Si u vra 32-vjeçarja tek Ura e Dajlanit

Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 32-vjeçaeres Luljeta Preza mëngjesin e së mërkurës poshtë Urës së Dajlanit në dalje të Durrësit. E reja e komunitetit rom u identifikua pas disa orësh nga policia ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se ajo ishte goditur disa herë me thikë.

Policia tha se ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën me qëllim identifikimin e identifikimin e autorit të krimit dhe zbardhjen me detaje te rrethanave të tij. Burimet thanë se viktima ishte përdoruese e lëndëve narkotike. 32-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur rezulton banuese në Sukth, por sipas dëshmitarëve ajo ishte e pastrehë dhe qëndronte poshtë urës së Dajlanit.

Dyshohet se gjatë natës ajo mund të jetë abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë. Sipas të njëjtave burime ajo është arrestuar në të kaluarën për një vjedhje. Dyshohet se për të siguruar jetesën ishte përfshirë në prostituim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën turisti serb në Vlorë

Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari ka pësuar arrest kardiat sapo ra në kontakt me ujin në breg të detit. Turistit i ë...

20:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI