Flash

Alarmi për sulm ndaj Senatit Amerikan rezulton i rremë

Lapsi.al 2 August 2023
Alarmi për sulm ndaj Senatit Amerikan rezulton i rremë
Forcat e sigurisë së Senatit të SHBA lëshuan një alarm pak minuta më parë. Dyshimet ishin se një agresor ishte futur brenda godinës së Kapitolit. Forcat e sigurisë u kërkuan të gjithë peronave që ndodheshin brenda ndërtesave të zyrave të Senatit të strehoheshin në vende të sigurta. Senati i SHBA është me pushimet verore dhe shumica e ligjvënësve nuk janë brenda, por shumica e zyrave kanë një staf të reduktuar. Zakonisht aty ka dhjetëra punëtorë që punojnë në kafeteri, zyra të Senatit, vende sigurie apo që punojnë në mirëmbajtjen e ndërtesave. "Nëse jeni brenda ndërtesave të Senatit, të gjithë duhet të strehohen në vend pasi raportohet për një sulmues të mundshëm aktiv. Duhet të theksohet se ne nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna me armë", tha Policia e Kapitolit të SHBA në një postim në mediat sociale. Policia tha se iu përgjigj një thirrjeje emergjente. Por pas kontrolleve rezultoi se gjithçka ishte e rreme. Policia tha se kishte marrë një telefonatë, por nuk gjeti as agresor dhe as te shtena nuk kishte pasur. Më herët edhe Policia e Kapitolit u bëri thirrje njerëzve të lëviznin brenda zyrave të tyre dhe të merrnin pajisjet e urgjencës. Gjithashtu u kërkoi atyre që të vënë në heshtje pajisjet e tyre elektronike dhe të qëndrojnë në qetësi. Një prani e madhe policie është ende jashtë ndërtesave. Disa punonjës po qëndrojnë jashtë dhe turistët janë mbledhur rreth perimetrit të kompleksit Kapitol. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën turisti serb në Vlorë

Një turist serb ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari ka pësuar arrest kardiat sapo ra në kontakt me ujin në breg të detit. Turistit i ë...

20:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI