Flash

Zgjedhjet në veri, BE i përsërit kërkesat e saj Kosovës

Lapsi.al 1 August 2023
Zgjedhjet në veri, BE i përsërit kërkesat e saj Kosovës

Më 10 korrik Kosova dhe Bashkimi Evropian, në Bratisllavë, arritën një ujdi për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.

Si hap i parë, që u plotësua, ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore përreth godinave komunale në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan.

Por marrëveshja për mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat, nuk u realizua. Ndërsa institucionet kosovare, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar është gjetur një rrugë më të shkurtër deri te zgjedhjet, që duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

”Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve. Status-quoja e cila rezultoi nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nëntorin e kaluar dhe bojkotimi i zgjedhjeve të prillit nga komuniteti serb i Kosovës, nuk është e qëndrueshme”, thuhet në një përgjigjien për Klan Kosovën nga Shërbimi për Punë të Jashtme.

Në përgjigjen nga unioni me 27 vende anëtare, thuhet se presin që serbët e Kosovës të zotojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja.

Të këshilluara

Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara

Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara sesa në 3 vitet e fundit. Cilat janë shkaqet? Kartëmonedhat 200 ...

08:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI