Flash

SPAK i sekuestroi inceneratorin/ Erion Veliaj shpërthen në mllef kundër gazetarëve

Lapsi.al 1 August 2023
SPAK i sekuestroi inceneratorin/ Erion Veliaj shpërthen në mllef
Kryebashkiaku Erjon Veliaj, një nga kandidatët më të mundshëm të dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas vendimit të sekuestros. Ajo që bie në sy në reagimin e Veliajt është se ai vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë për projektin e inceneratorëve edhe pse tashmë është e konfirmuar katërcipërisht se kjo është një aferë korrupsioni. "Një Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore" shkruan Veliaj në një mesazh në Tëitter, duke shpërfillur malin e abuzimeve prej dhjetëra miliona eurosh që është zbuluar nga media dhe nga SPAK. Gjithsesi në reagimin e tij ka edhe mllef ndaj mediave për të cilat thotë se janë të përfshira nga "histeria" dhe se i përkasin "baltës", ndërsa gazetarët i quan "baltaxhinj të udhëhequr nga non grata". Nuk kuptohet se përse Veliaj përmend "non gratën" duke iu referuar Sali Berishës, ndërkohë që sulmi ndaj gazetarëve është po kaq i vështirë për t'u kuptuar, kur Veliaj është një nga politikanët më të përkëdhelur nga mediat që i ushqen me leje ndërtimi dhe favore. Lexo edhe: Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dyshimet që ngre vonesa e SPAK Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn Në dosjen për arrestimin e Arben Ahmetajt, një kapitull i veçantë i kushtohej inceneratorit të Tiranës dhe përfshirjes së zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në marrëdhënie direkte me Klodian Zoton. Një prej tyre ishte drejtori i bashkisë Taulant Tusha që i ka dërguar Zotos draftin e vendimit të Këshillit Bashkiak për inceneratorin. Vetë Veliaj përmendet për shkresën me të cilën mori përsipër angazhimin financiar për inceneratorin e Tiranës megjithëse çdo qindarkë që lëviz nga buxheti është kompetencë e Këshillit Bashkiak. Mesazhi i plotë i Veliajt pas sekuestrimit të inceneratorit "Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik. Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes"

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës....

13:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI