Flash

Trafiku i klandestinëve, dy të arrestuar në Vlorë

Lapsi.al 1 August 2023
Trafiku i klandestinëve, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën duke transportuar 3 shtetas afganë kundrejt pagesës. “Blutë” sekuestruan automjetin me të cilin po lëviznin shtetasit, një shumë parash dhe 2 aparate celulare. Të arrestuarit janë të moshës, 26 dhe 28 vjeç, me banim në Vlorë dhe Durrës.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni policor i koduar “Border 11” çoi në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 3 shtetas afganë që kishin si synim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti, një shumë parash dhe 2 aparate celulare.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, është goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 11”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin ku ishin dy shtetasit shqiptare dhe 3 shtetas afganë.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi shtetasit shqiptarë po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 26 vjeç, banues në Vlorë dhe 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI