Flash

Parashikimi i motit: Temperatura arrijnë deri në 37 gradë

Lapsi.al 1 August 2023
Parashikimi i motit: Temperatura arrijnë deri në 37 gradë

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  2  – 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit. Por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore megjithatë nuk priten reshje; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i Kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë deri në 40 km/h.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta POR pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI