Flash

Meta do t’u kërkojë përdoruesve në BE pëlqim për përdorimin e të dhënave

Lapsi.al 1 August 2023
Meta do t’u kërkojë përdoruesve në BE pëlqim

Gjiganti i rrjeteve sociale, Meta, më 1 gusht tha se synon që të kërkojë nga përdoruesit që gjenden në shtetet e Bashkimit Evropian që ata të japin pëlqim për lejimin e përdorimit të të dhënave gjatë reklamimit, përfshirë në Facebook. Ky njoftim vjen pas presionit të bërë nga rregullatorët evropianë.

Meta tha se ndryshimet synojnë të adresojnë “kërkesat e rregullatorëve” pas mospajtimeve me Komisionin irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së sa i përket të dhënave, në bazë të të cilave Meta drejton operacionet e saj evropiane.

Në janar, rregullatorët evropianë kishin hedhur poshtë bazën ligjore që përdorej deri atëherë – që njihen si “interesat legjitime” - , duke argumentuar se Meta kishte përdorur këtë bazë ligjore për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve të cilat i ka përdorur gjatë reklamave.

Aktualisht, personat që hapin llogari në Facebook dhe Instagram e kanë të aktivizuar këtë leje, duke bërë që Meta të marrë të dhënat e tyre dhe të gjenerojë miliarda dollarë duke i përdorur në reklama.

“Sot, ne njoftojmë për qëllimin tonë për të ndryshuar bazën ligjore që ne përdorim për disa të dhëna që përdorim për reklamim nga përdoruesit në BE, në Zonën Ekonomike Evropiane dhe Zvicër nga ‘interesat legjitime’ në ‘pëlqim’”, u tha në një postim të Meta-s.

Meta shtoi se do të ndajë informacione gjatë muajve në vijim teksa po vazhdon “angazhimin konstruktiv” me rregullatorët.

Meta dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë nga Shtetet e Bashkuara janë përballur me gjoba të larta për shkak të praktikave të biznesit në BE në vitet e fundit, lidhur me rregullat strikte të bllokut për privatësinë e të dhënave./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI