Flash

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Lapsi.al 1 August 2023
Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Ajo e quan atë një bashkëpunim mafioz mes zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe biznesmenëve duke kërkuar që çdo qindarkë t'u kthehet shqiptarëve.

"SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t'u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj" shkruan Kryemadhi.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës. Sipas burimeve, nja automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe pë...

20:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI