Flash

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë në SHBA dhe Itali

Lapsi.al 1 August 2023
Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar ditën e sotme. Dy prej tyre janë arrestuar në Itali, pasi kërkohen nga autoritete shqiptare për mashtrim komojuterik dhe pastrim i veprave kriminale. Në pranga në Itali kanë rënë Alesandro Locateli dhe Stefano Bottura të dënuar nga gjykatat shqiptare me 7 dhe 9 vite burg. Ndërkohë që në SHBA është arrestuar shqiptari Elton Daka, pasi është dënuar me 6 vite burg pasi si avokat ka mashtruar dy persona.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihen në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës, autoriteteve policore italiane dhe autoriteteve amerikane, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohen pas shkëmbimit të informacioneve, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 në Itali dhe 1 në USA) të dënuar me 6, 7 dhe 9 vjet burgim. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për tre shtetas në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane dhe atyre amerikane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve. Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, janë lokalizuar:

- Në Itali, shtetasi Alesandro Locateli, dhe shtetasi Stefano Bottura;

- Në USA, shtetasi Elton Daka.

▪️Shtetasi Alesandro Locateli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim. Në vitin 2010, ky shtetas ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij shetasi, në shtetin italian. ▪️Shtetasi Stefano Bottura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik". Ky shtetas me anë të një skeme mashtrimi, ka krijuar në Shqipëri një kompani në të cilën ka kryer disa transanksione, ku shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera. ▪️Shtetasi Elton Daka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas, duke ushtruar profesionin e tij si avokat, në vitin 2013, ka mashtruar dy shtetas të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës....

13:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI