Flash

Gjykata belge dënon me 15 vjet burg Kasandër Nogën

Lapsi.al 1 August 2023
Gjykata belge dënon me 15 vjet burg Kasandër Nogën

Mediat belge njoftojnë se shqiptari Kasandër Noga, një emër i njohur i botës së krimit dhe është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. 45-vjeçari u arrestua një vit më parë i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me 6 plumba në qershor 2022 në Vjenë, por mundi të mbijetojë. Tentativa për vrasjen është vijim i hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

Saga nisi në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hyrën në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Erionit) dhe Dritan Hajdini (shoku i vëllait të Erionit, Geron Hasanbvelliut). Pasi iu hoqën serumet nga krahu, ata hapën zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë erdhi edhe hakmarrja nga e Hasanbelliut, i cili bashkë me vëllain e shokut të tij, Geron Hasanbelli, ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën.

Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë. Mediat belge shkruajnë se Kasandër Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është edhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas më 25 gusht të 2001. Gjykimi për këtë rast u zhvillua në Belgjikë në vitin 2005. Ai gjithashtu është dënuar për vrasjen në vitin 1999 të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt në Patos. Kasandër Noga eksponent i rrezikshëm në botën e krimit dhe ka kryer akte të dhunshme dhe vrasje të shumta, që iu kanë sjellë dënime të rënda nga sistemi i drejtësisë belge. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI