Flash

Gazetarja që denoncoi Veliajn: "Sot dita më e rëndësishme e vitit"

Lapsi.al 1 August 2023
Gazetarja që denoncoi Veliajn: "Sot dita më e

Gazetarja që denoncoi rolin e Erion Veliajt tek inceneratori i Tiranës, Ola Xama (shih videon ne fund te shkrimit) e ka konsideruar sot vendimin për sekuestrimin e djegesit të kryeqytetit si "ngjarjen më të rëndësishme të vitit".

Lexo me tej:

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe 

Përkundër skeptikëve që shohin një lëvizje të llogaritur ajo do të theksojë kursimin e 15 milionë eurove që kalonin për bosët e inceneratorëve. "Nga sot shqiptareve do iu kursehen te pakten 15 milion euro ne vit qe merreshin nga disa njerez qe jane ne kerkim nga drejtesia. 13 milion euro qe paguheshin nga bashkia Tirane dhe 2 te tjera nga Durresi dhe Kavaja. Disa milion euro po u kursehen edhe operatoreve private qe ishin te detyruar te depozitonin mbetjet ne kete landfill" ka shkruar ajo në Facebook.

Andi Bushati: Jo vetëm Veliaj, Olën et shantazhuam nga pak të gjithë 

Dhe si të mos kënaqej me këtë ajo i ka hedhur një kunj edhe mediave që financoheshin nga bosët e inceneratorëve: "Edhe burimit te parave qe financonin disa media qe shanin dhe shpallnin armik kedo qe fliste pro interesit publik, tashme po i priten fijet".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI