Flash

Dhunoi nënën dhe e kërcënoi me armë, vihet në pranga 44-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 1 August 2023
Dhunoi nënën dhe e kërcënoi me armë, vihet në

Një 44-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi me armë gjahu.

Ndërkohë, përveç armës së gjahut, në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, policia ka sekuestruar edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu. Sekuestrohen arma e gjahut çifte, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që i posedonte 44-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase 71 vjeçe, se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur me armë gjahu, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje.

Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara

Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara sesa në 3 vitet e fundit. Cilat janë shkaqet? Kartëmonedhat 200 ...

08:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI