Flash

Beleri shkon në gjyq, reagon Athina: Po i shkelen të drejtat

Lapsi.al 1 August 2023
Beleri shkon në gjyq, reagon Athina: Po i shkelen të drejtat

SPAK njoftoi këtë të martë se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Himarës. Për këtë vendim ka reaguar menjëherë edhe Athina zyrtare. Sipas “Protothema”, Ministria e Jashtme e Greqisë po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë.

Sipas ministrisë së jashtme greke, Belerit po i shkelet e drejta e gjykimit të drejtë dhe e prezumimit të pafajësisë që “Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet ta respektojë rreptësisht”.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologen e tij shqiptare në bisedën e tyre të sotme telefonike”, - theksoi Athina zyrtare.

Së bashku me Belerin në dosjen për gjykim për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje SPAK ka dërguar dhe Pandeli Kokaveshin. Ky i fundit i liruar nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. "Nga të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave dhe te akteve të ekspertimit kompjuterik, për SPAK është provuar dyshimi se kryebashkiaku i zgjedhur i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumën prej 50 euro për çdo person që ai do të gjente dhe që në zgjedhje të votonin pro Belerit në krye të bashkisë Himarë" - thotë SPAK.

Shuma e premtuar për 1 votë sipas prokurorisë është dhënë nga Beleri përmes mikut të tij gjithashtu të vënë nën akuzë Pandeli Kokaveshi, me këtë të fundit që i ka dhënë Arsen Ramës 8 kartmonedha 5 mijë lekëshe për 8 vota. Si këmbim atij iu  premtua shpërblimi prej 300 eurosh. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan nga policia 2 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 majit. Përfaqësuesi i opozitës, i propozuar nga PBDNJ fitoi me 19 vota diferencë përballë kandidatit socialist Jorgo Goro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI