Flash

Rama në Qafë Thanë: Do ti japim shtysë shkëmbimeve tregtare, po punojmë për korridorin blu

Lapsi.al 31 July 2023
Rama në Qafë Thanë: Do ti japim shtysë shkëmbimeve

Kryeministri Edi Rama ishte në Qafë Thanë, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufitar "Një ndalesë - Një kontroll" mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, program ky i cili do të lehtësojë lëvizjen mes vendeve.

Sot është një momet i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë në atë pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Më në fund ua lehtësojmë kalimin në këtë pikë, dhe i japim një shtysë jo vetëm shkëmbimeve tregtare po edhe turizmit. Shqipëria po përjeton një impakt të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjëherë më parë, numri i investitorëve të mëdhenj për të investuar në industrinë e turizmit, së bashku me shqiptarët e diasporës është tejet inkurajues. Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e turizmit dhe prodhimit, kërkojnë një qasje komplekse. Pjesa tjetër e kësaj qasje është transformimi i kalimit të kufijve. Me kryeministrin kemi folur vijmësisht për këtë, ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës. Në fakt liberalizimi i vizave sjell më shumë lehtësi, transparencë dhe që sjell edhe më shumë rritje të përgjegjësisë së organeve ligjzbatueve. Gjatë pjesës së parë të vitit kanë lëvizuar 770 mijë shtetas. Ky është një hap i rëndësishëm por qëllimi është unifikimi i doganave, por ne s'kemi pse presim BE për ta avancuar si ide. Në dy anët po punohet për dy anët e korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti, si pjesë e së shkuarës së rrugës Egnatia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI