Flash

Dënohen me 3 dhe 4 muaj burg dhunuesit e gazetarit në Lezhë

Lapsi.al 31 July 2023
Dënohen me 3 dhe 4 muaj burg dhunuesit e gazetarit në Lezhë

Gjykata e Lezhës gjeti fajtorë dy persona të akuzuar se sulmuan dhe dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij në Janar të këtij viti. Vendimi u mor më 25 korrik, në një proces të shkurtuar. Gjykata dënoi Indrit Amerin me 7 muaj e 5 ditë burg dhe Paulin Luka (Pergjini) me 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u ulën në 5 muaj për Amerin dhe 4 muaj për Lukan. Ky i fundit u la i lirë pasi u konsiderua se ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit.

Hila, që punon prej vitesh si korrespondent nga Lezha për Report Tv dhe Shqiptarja.com, por që po ashtu bashkëpunon edhe me BIRN, u sulmua pas raportimit për një vendim të Gjykatës së Lezhës ndaj të afërmit të njërit prej të akuzuarve.

Sulmi ndaj Hilës u dënua ashpër nga dhjetëra kolegë gazetarë që e cilësuan aktin si burracakëri, ndërsa i bënë thirrje policisë të reagonte dhe ndalonte autorët e dyshuar. Reagim pati edhe nga European Centre for Press and Media Freedom (Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (International Press Institute). Po ashtu ndaj sulmit reaguan edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe përfaqësues të tjerë politik.

Të akuzuarit, edhe pse u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, qëndruan për gati 3 muaj në arrati dhe u arrestuan në maj të këtij viti. Arrestimi dhe dënimi i tyre është ndër rastet e rralla që sulmi apo pengimi i gazetarëve në krye të detyrës ndëshkohet raporton Reporter.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI