Flash

Apple do të mundësojë Inteligjencën Artificiale në Iphone

Lapsi.al 31 July 2023
Apple do të mundësojë Inteligjencën Artificiale në

Në një kohë kur kompanitë si Google Microsoft dhe të tjerët kanë nxituar për t’u përfshirë sa më parë në biznesin gjenerues të AI, Apple ka mbajtur një qëndrim më të matur. Dhe pse kompania nuk ka prezantuar ende një sistem AI që mund të përdoret nga publiku, duket se një chatbot i tillë ka nisur të testohet nga një numër i vogël përdoruesish.

Sipas Mark Gurman, Apple GPT është tashmë në përdorim nga punonjësit e kompanisë. I përshkruar si një "shërbim i ngjashëm me ChatGPT", Gurman pretendon se shërbimi është krijuar për të ndihmuar në testimin e shërbimeve të ardhshme, për të përmbledhur tekste të ndryshme dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve bazuar në njohuritë ekzistuese për të cilat është trajnuar roboti.

Megjithatë Apple GPT, ose "Ajax" siç njihet zyrtarisht, mund të ketë një të ardhme të ndritur brenda vetë kompanisë - përtej detyrave të saj aktuale, të kufizuara. Një mënyrë aplikimi e mundshme në kompani përfshin ndihmën e stafit mbështetës të AppleCare për të ndihmuar klientët.

Gurman pretendon se Apple ende nuk ka vendosur se si do të duken përfundimisht produktet e saj të ardhshme gjeneruese të AI. Siç është rasti me pothuajse çdo produkt që prodhon, Apple po i merr gjërat ngadalë dhe nuk ka gjasa të bëjë ndonjë njoftim të madh derisa të ketë diçka konkrete për të zbuluar.

Megjithatë, burimet i kanë thënë më parë Gurman se Apple mund të ketë një "njoftim të rëndësishëm lidhur me AI" dikur vitin e ardhshëm. WWDC është format më i mundshëm për një njoftim të tillë, prandaj do të na duhet të presim.

Burimi: GeekRoom

Të këshilluara

Njihuni me opsion më të ri të WhatsApp

WhatsApp në pronësi të Meta-s ka prezantuar një veçori të re në aplikacion që u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe të shkurtra video. Opsioni i ri tani...

10:46

Bie ndjeshëm përdorimi i Threads

Pavarësisht numrit marramendës të regjistrimeve fillestare, përdorimi i Threads, përgjigja e Mark Zuckerberg në Twitter, ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, sip...

11:26

H&M akuzon Shein për kopjim

Nuk është hera e parë që Shein akuzohet për kopjim, por këtë herë kompania suedeze H&M ka ngritur padi kundër gjigantit kinez të modës. Siç zbulon portali “...

11:52

Moti i nxehtë/ Ushqimet që duhen konsumuar

Shalqi Është një frut perfekt për këtë stinë. Përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave ...

13:41

Elon Musk lançon kompaninë e re të AI

Elon Musk ka lançuar një kompani të re të AI që synon të "kuptojë realitetin" dhe të zhbllokojë sekretet e universit. Formimi i xAI bashkon studiues nga firm...

12:40

Aplikacioni Threads nis me kritika

Që nga lançimi javën e kaluar, Threads ka mbledhur mbi 70 milionë përdorues, me ekspertët që e quajnë atë një 'kërcënim serioz' për Twitter. Ndërkohë që përd...

09:25

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI