Flash

Aplikimet në universitet, dega më e kërkuar mbetet Mjekësia

Lapsi.al 31 July 2023
Aplikimet në universitet, dega më e kërkuar mbetet Mjekësia

data 29 korrik ka nisur aplikimi për në universitete. Maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë online deri më datë 3 gusht, në portalin U-Albania për të fituar vendin në universitetin ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 2023-2024.

“Ecuria është e mirë ka mbi 10 mijë maturantë që e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Janë rreth 20 mijë maturantë që kanë shprehur dëshirën për të kryer studimet. Fakulteti i Mjekësisë kaq rreth 4600 aplikimet në të gjitha programet”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

Në dispozicion të maturantëve janë mbi 32 mijë kuota. Dega e Mjekësisë e përgjithshme ka 465 kuota, prej të cilave 400 janë për maturantët brenda vendit dhe 65 për maturantët nga trojet, Medvegja, Preshevë dhe Bujanovc.

“Këtë vit kemi vetëm dy raunde, do të ketë një fazë tjetër, një raund më i shkurtër vetëm 3 ditë”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI