Flash

Lufta e Lulit (pa shaka), vërtet sapo ka filluar

Lapsi.al 31 July 2023
Lufta e Lulit (pa shaka), vërtet sapo ka filluar

Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të asaj që ai vazhdon ta quajë Partia Demokratike, e përcolli këtë ngjarje me batutën cinike: “beteja sapo ka filluar”. Disa media kundër tij e vunë këtë në ballina, si titull kryesor, ndërsa zanatçinjtë e memeve

shtuan kokeksionin e tyre me një episod të ri të kësaj fabule të vjetër.

Por, ndryshe nga deklarata e pas zgjedhjeve të 2021, që u shndërrua në hit nga të qeshurat frenetike në emisionin “Të paekspozuarit”, ndryshe edhe nga ajo që e pasoi menjëherë pas disfatës së 6 marsit: “Unë nuk kam humbur as një betejë”, këtë radhë Lulzim Basha ka përzgjedhur një luftë që fitohet më lehtë. Ai ka nisur vërtet një kryqëzatë të re.

Pasi dështoi në mënyrë spektakolare, për dhjetë vite me radhë të mundte Edi Ramën (natyrisht kjo jo vetëm për fajin e tij), në vend që të ndryshonte taktikë, ai vendosi të ndryshojë kundërshtar. Pasi u bind se kryeministrin aktual, nuk e mposhte dot, ai e ndau mendjen ti shërbejë atij, për të vënë, së bashku, përfund, të tjerët. Ai zgjodhi të ketë armiq të njëjtë me Ramën, për t’u ngushëlluar se dikur edhe ai mund të jetë në krahun e fituesit.

Lexo me tej:

Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i kanë firuar 

Natyrisht, në rrugën drejt kësaj fitoreje ka paguar një çmim jo të vogël. Nga 53 deputetë ka mbetur vetëm me 8. Në një këshill Kombëtar që e përkrahte unanimisht, tani nuk ka më shumicë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë nuk siguroi dot as korumin për t’a quajtur të vlefshme. E mbi të gjitha, për t’u rizgjedhur në krye të një partie që mund të ndryshojë seli, vulë apo flamur por, kurrë emrin, ai e reduktoi atë nga mbi 100 mijë anëtarë, në 25 mijë formalisht (por që në të vërtetë janë shumë më pak sesa kaq).

Pra edhe me rezulatatet që ka marrë në dy testime elektorale që janë bërë, edhe me numër anëtarësh në forume, deputetësh apo më kryesorja me antarësi, Lulzim Basha e ka pranuar që është një pakicë e papërfillshme brenda asaj që ishte PD-ja e dikurshme e bashkuar.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Por, me gjithë këtë, ai është vetëshpallur kryatar dhe njësoj si në zgjedhjet e shkuara, me ndihmën e Ramës do ti vjedhë asaj vulën edhe siglën, për të arritur qëllimin e pushtetit: mbajtjen e opozitës të përçarë.

Dhe këtë betejë të re Basha nuk e ka me shaka. 29 korriku tregoi se ai do ti shkojë deri në fund misionit për ti shërbyer Edi Ramës si një opozitë fallco.

Prandaj, ata që po qeshin dhe po zgërdhien me luftën e tij të saponisur me shumë gjasë do të zhgënjehen. Sepse këtë radhë Basha ka zgjedhur të mos jetë në anën e humbësve. Në pamundësi për të qenë një komandant fitues, ai ka preferuar të shërbejë si ushtar i palës tjetër. Në këtë kuptim lufta e tij, ajo për të sekuestruar si pakicë të drejtat që i takojnë opozitës, vërtet sapo ka filluar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Na duhet një marrëveshje me Edi Ramën

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, lidhur me skandalin më të fundit, atë të inceneratorëve, ka rihapur një debat të vjetër mbi përgjegjësinë e kreut të qeverisë...

16:07

Zbori total i Albinit

A e dini çka është zbori? Pyetini ngapak njerëzit në Shqipëri! Nën regjimin stalinist të Hoxhës, një herë në vit i madh e i vogël kapnin armët e futeshin në llo...

14:59

Pse e hëngri Bledi Çuçi

Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një ministri të brendëshëm dhe dorëheqja e një deputeti brenda së njëjtës ditë, përbëjnë nga ato ngjarje që ...

21:52

Klinton iku, lobimi kundër Albinit vazhdon

Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do të mbahet mend në histori kryesisht për dy gjëra, aferën me Monika Levinskin dhe luftën humanitare që çlir...

12:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI