Flash

Detaje për vrasjen në Maliq/ Autori e qëlloi viktimën me armë zjarri dhe e hodhi në gropë

Lapsi.al 30 July 2023
Detaje për vrasjen në Maliq/ Autori e qëlloi viktimën me

Policia e Korçës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Zëmblak të Maliqit.

Policia ka saktësuar se 46-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri fillimisht dhe më pas është hedhur në gropën septike që ndodhej pas banesës ku ajo jetonte me djalin, pasi autori nuk duhej ti afrohej pasi kishte urdhër mbrojtje.

Policia e ka shpallur në kërkim 55-vjeçarin për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme” - thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI