Flash

Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

Lapsi.al 29 July 2023
Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një

Lulzim Basha ka reaguar për here të pare pas zgjedhjes si kryetar i PD-së në garën e ditës së sotme përballë Gjergji Hanit.

“Të dashur miq, demokrate e demokratë anëmbanë Shqipërisë. Së pari një falenderim nga zemra për të gjithë ju, për qëndresën në këto kohë të vështira e sfiduese. Të nxehtësisë natyrale dhe artificiale. PD mbetet shpresa e shqiptarëve.

Falenderim për strukturat organizuese të PD-së që organizuan një proces model për të nesërmen e Shqipërisë. Mirënjohje për përfaqësuesit në KQV dhe një falenderim të veçantë për Gjergji Hanin, që me fuqinë e argumentit të tij, me pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj të djathtës, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë ideshë dhe vlerash.

Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, disa të vërtetë, e disa të sponsorizuar nga ata që duan të ruajnë statusquonë, që e duan Shqipërinë kështu, me media dhe drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit. E sotme shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit, urën e bashkëpunimit.

Besimi në një projekt politik do të sjellë ndryshimin njëherë e mirë të shqiptarëve. Demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje, në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nisim këtë rrugë pa cinizëm e dashakeqësi ndaj askujt”, është shprehur Basha.

Të këshilluara

E rëndë në Maliq, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zemblak, në Maliq të Korçës, ku burri ka vrarë bashkëshorten. Sipas raportimeve për mediat, viktimë ka mbetur Luiza...

21:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI