Flash

E rëndë në Maliq, burri vret gruan

Lapsi.al 29 July 2023
E rëndë në Maliq, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zemblak, në Maliq të Korçës, ku burri ka vrarë bashkëshorten.

Sipas raportimeve për mediat, viktimë ka mbetur Luiza Mullalli, ndërsa bëhet me dije se çifti ka qenë në proces divorci.

Gjithashtu mësohet se burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, Gjergji Mullalli.

Maliq/ Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI