Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Vlora Marina Residences sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në bregdetin shqiptar (FOTO)

Lapsi.al 28 July 2023
Vlora Marina Residences sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në

Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara. Hoteli i ri do të vendoset në zemër të Vlorës dhe do të jetë pjesë e investimit në Vlora Marina, projektit urban miks, i cili përfshin një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim të jahteve dhe mega-jahteve, apartamente Premium me pamje nga deti, njësi shërbimi dhe zona argëtimi.

Vlora Marriott Hotel parashikon zhvillimin harmonik të peizazhit të qytetit duke sjellë ekselencën e një përvoje të gjatë të hotelerisë me 5 yje dhe rezidencës së branduar, një koncept i ri, i cili i shton një tjetër dimension këtij projekti.

Marrëveshja me Marriott International shënon një fillim të rëndësishëm për Vlorën dhe për standardet më të larta që Shqipëria po përvetëson në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura (branded apartments) do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, që i parapriu nënshkrimit të marrëveshjes, Ardiana Sokoli, Zv.Presidente për Pasuritë e Paluajtshme e Grupit BALFIN tha se ky bashkëpunim dhe standardet e parashikuara për t’u implementuar aty, ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.

“Sot, qëndrojmë këtu me partnerët tanë nga Marriott të bashkuar në vizionin dhe përkushtimin tonë për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull të shkëlqyer ekselence në hospitality. Ne besojmë shumë se Vlora do të kthehet në një nga qytetet më të rëndësishme mesdhetare dhe flamuri i ekonomisë blu shqiptare. Së bashku me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë, po prezantojmë koncepte inovative në arkitekturë dhe objekte urbane që do të transformojnë zonën aktuale duke përmirësuar ofertën e Vlorës si destinacion turistik, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke krijuar më shumë mundësi punësimi.”

Ndërsa përfaqësuesit e Marriott, Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriot International e cilësoi këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e hospitality.

“Ky është një koncepti që po e sjellim për herë të parë në Shqipëri dhe jemi shumë krenar për këtë. Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri”

Për Julien Laloye, Drejtor për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, Marriott International, ky është hoteli i parë Marriott në bredgetin shqiptar dhe projekti i parë sa i takon rezidencave të branduara. “Kemi punuar me ekipin më të mirë sa i përket projekteve të hoteleve dhe ambienteve të tjera. Ky është projekti jonë i parë në Shqipëri sa i përket rezidencave. Kemi shumë besim që do të jetë një sukses i vërtetë”.

I përshtatshëm si për ata që udhëtojnë për biznes, ashtu dhe për turistë, Vlora Marriott Hotel, parashikon të ketë 150 dhoma dhe suita si dhe mbi 100 apartamente për shitje nën emrin e Vlora Marriott Residences. Hoteli përfshin pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat me një beach bar, spa, një qendër fittnesi dhe një hapësirë moderne për biznes dhe takime. Gjithashtu do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës 24 orë në 24. Rezidencat janë planifikuar të jenë nga 75 deri në 220 m² me një, deri në katër dhoma gjumi, duke u ofruar banorëve akses në palestër private si dhe facilitete të përzgjedhura të hotelierisë.

Marriott International përfshin një portofol prej më shumë se 8,500 pronash nën 31 marka kryesore që përfshijnë 138 vende dhe territore të ndryshme. Marriott operon dhe jep ekskluzivitet të menaxhimit të hoteleve në të gjithë botën. Me afro 600 hotele dhe resorte në mbi 65 vende dhe territore anembanë botës, Marriott Hotels vazhdon të përsosë ekselencën në artin e mikpritjes.

Të këshilluara

Kurti refuzon ankesën e “KlanKosovës”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKo...

17:50

Alma Kaçi del pas 6 orësh në SPAK

Pas më shumë se 6 orësh ka përfunduar marrja në pyetje e Alma Kaçit, gruas e cila u shfaq në videon intime me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, tashmë të shkarku...

17:32

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43