Flash

Ndahet nga jeta Bo Goldman

Lapsi.al 28 July 2023
Ndahet nga jeta Bo Goldman

Ka ndërruar jetë, dy herë fituesi i “Oscar”, Bo Goldman, në moshën 90-vjeçare në Helendale, Kaliforni.

Shkaku i vdekjes i aktorit, i cili mori vlerësime të shumta për skenarët e tij të “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975) dhe “Melvin and Howard” (1980), mbetet i panjohur.

Pasi shkroi episode për shfaqje të ndryshme televizive, i diplomuari në Princeton shënoi famën e tij të madhe kur u zgjodh nga Milos Forman për të përshtatur romanin e Ken Kesey “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, së bashku me bashkë-shkrimtarin Lawrence Hauben.

Në vitin 1976, ai dhe Hauben morën të dy çmimin “Oscar” për skenarin më të mirë të adaptuar për punën e tyre në skenarin e filmit dramatik psikologjik.

Më pak se katër vjet pas “Oscar” të parë të tij, ylli fitoi të dytin për shkrimin e dramës “Scent of a Woman” të vitit 1992, me protagonist Al Pacino dhe me regji të Martin Brest.

Ai dhe Brest u bashkuan dy herë të tjera për të krijuar filmat “Scent of a Woman” (1992) dhe “Meet Joe Black” (1998).

Sipas Deadline, ai mori diplomën bachelor nga Princeton në 1953, përpara se të shkonte në ushtri për tre vjet.

Pasi i shërbeu vendit të tij, Goldman ‘u bë asistent i Jule Styne, kompozitorit’ dhe punoi në Broadway në 1959 si një nga tekstshkruesit për “First Impressions”, një muzikal i bazuar në Krenarinë dhe Paragjykimin e Jane Austen’.

Arritjet e tij të tjera të shquara përfshijnë: The Flamingo Kid (1984), Little Nikita (1988) dhe City Hall (1996).

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai synoi të krijonte personazhe që janë ‘njerëz që kanë një lloj guximi dhe një lloj aristokracie të zemrës’.

Të këshilluara

Një rrëfim si rrallë herë nga Kylie Jenner

Në këtë sezon të “The Kardashians” Kylie Jenner ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj personale. Aspak e zakonshme kjo për miliarderen, pasi shpesh zgjedh të jet...

11:44

Çfarë ndodhi me djalin e Lebron James

Bronny James, djali i madh i yllit të NBA, LeBron James, është në një spital në Los Anxheles pasi pësoi arrest kardiak gjatë një stërvitje. Revista e përjavshm...

12:07

Çfarë e bën të veçantë Doja Cat

Çdo gjë që Doja Cat bën, tërheq vëmendjen e njerëzve. Një vit pasi qethi kokën live në Instagram, këngëtarja u shfaq me një model të ri flokësh: Rozë dhe me një...

16:31

Historia 64-vjeçare e krijimit të "Barbie"

Barbie ka frymëzuar brezat që u rritën me këtë lodër. Filmi i ri i regjisores Greta Gerwig luan me të dy perceptimet e kukullës Barbie të Handler-it që shtyn ku...

14:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI