Flash

Përgjimet nga Franca/ Shefi i Operacionales komunikonte me Ervis Martinajn

Lapsi.al 28 July 2023
Përgjimet nga Franca/ Shefi i Operacionales komunikonte me Ervis Martinajn

Dosja e SPAK, që çoi në pranga ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega bashkë me "investitorin strategjik" Pëllumb Gjoka përmban komunikime të Ervis Martinajt, ish bosin e lojërave të fatit që është zhdukur prej një viti.

Oltion Bistri në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Lezhës, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, të cilin e njoftonte për aksionet që bëheshin për kapjen e tij. Pasi la postin e drejtorit të Lezhës, Bistri u emërua shef i Operacionales.

Në ditën e tij të fundit, në 9 Gusht para se të largohej në drejtim të paditur Ervis Martinaj ishte i shoqëruar pikërisht nga një efektiv i Operacionales, që quhej Jeton Lami.

Lexo edhe: Gjykimi i Jeton Lamit/ Si u varros dosja e Ervis Martinajt

Lami nuk tregoi asnjëherë se ku u zhduk Ervis Martinaj, por duke qenë se ai shkoi vetë drejt vrasësve të tij kuptohet se ra në kurth dhe u tradhtua nga njerëz që kishte pasur një marrëdhënie besimi.

Të këshilluara

Berisha: Operacioni i SPAK u dekonspirua

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi operacionin e djeshëm të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Ai tha se ky operacion u de...

12:28

Zjarret në Greqi, evakuohen edhe 8 fshatra

Evakuohet zona e Nea Aghialos në Greqi si pasojë e shpërthimit të zjarreve. Gjithashtu bëhet me dije se edhe 8 fshatra të tjerë pranë Volos janë evakuuar. Autor...

16:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI