Flash

Kanabisi s'ka të sosur, zbulohen parcelat me mbi 11 mijë rrënjë në Shkodër

Lapsi.al 28 July 2023
Kanabisi s'ka të sosur, zbulohen parcelat me mbi 11 mijë

Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, nga DVP Shkodër dhe Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të “AMP” Shkodër – Lezhë. Në operacion u angazhuan 70 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, për kontrollin e territorit malor të fshatrave të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës.

Asgjësohen 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve të gjetura në një fshat të Pukës. Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 11250 bimë në Pult, Shosh dhe Shalë, Shkodër; 239 bimë në fshatrat Arrë dhe Temal, Vau i Dejës dhe 120 bimë në fshatin Kabash, Pukë.

Bazuar në inteligjencen policore dhe veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. F., 59 vjeç, banues në fshatin Kabash, Pukë, autor i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve narkotike të gjetura në fshatin Kabash, Pukë. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që dyshohet se kanë kultivuar bimët që janë gjetur në fshatrat e tjera.

-Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

Bie numri i kredive me probleme

Kreditë me probleme shënuan rënie të lehtë gjatë qershorit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues u ul në 6.2% nga 6.23% që ishte në maj. Megjithatë...

14:46

Plagosje me armë gjahu në mes të Tiranës

Ditën e sotme një person ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj, rreth 35 vjeç, I cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Poli...

14:36

Berisha: Operacioni i SPAK u dekonspirua

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi operacionin e djeshëm të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Ai tha se ky operacion u de...

12:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI