Flash

Vuçiç inaguron kilometrat e para të “Autostradës së Paqes”, Nish-Durrës

Lapsi.al 27 July 2023
Vuçiç inaguron kilometrat e para të “Autostradës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të Autostradës së Paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës.

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd,

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, theksoi ai.

Siç theksoi ai, rruga duhet të jetë “rrugë e paqes, stabilitetit dhe pajtimit dhe për këtë ka marrë emrin Autostrada e Paqes”.

“Seksioni prej 5,5 kilometrash që hapëm sot është segmenti i parë i një projekti shumë më të madh që do të lidhë Nishin dhe qytetet e tjera në këtë pjesë të Serbisë me detin Adriatik përmes Durrësit”,

Vlera e gjithë projektit pritet të jetë rreth 650 milionë euro. Kostoja e seksionit Nish-Ploçnik prej 33 kilometrash, e vlerësuar në 255 milionë euro, financohet me një grant nga Bashkimi Evropian (BE) me vlerë mbi 40 milionë euro.

Kontrata për këtë pjesë të parë të autostradës u nënshkrua në shtator 2021 gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Mbi 180 milionë euro janë siguruar me kredi të favorshme nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga buxheti i qeverisë serbe.

“Autostrada e Paqes” është një nga projektet kryesore në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Autostrada e Paqes” ishte edhe pjese e marrveshjes mes Serbise dhe Kosoves nenshkruar ne shtepine e bardhe ne 2020 dhe per ndertimin e se ciles krahas BE do te ndihmoni dhe SHBA Pjesa qe lidh piken kufitare mes kosoves dhe Serbise, Merdare deri ne prisahtine me gjatesi 27 km Sipas Qeverisë së Kosovës, ka nje kosto prej rreth 240 milionë euro

“Lajm i madh! Me inaugurimin e pjesës së parë të seksionit Nish-Merdare të Autostradës së Paqes, ne lidhim njerëzit dhe biznesin në jug të Serbisë. Ky është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. BE po investon dhe më shumë do të investojë” shkroi në një postim në Twitter Komisioneri Varhely.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI