Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Paradoksi me koncesionin e laboratorit, numri i analizave ra me 17%, financimet nga buxheti rriten

Lapsi.al 27 July 2023
Paradoksi me koncesionin e laboratorit, numri i analizave ra me 17%, financimet

Numri i analizave laboratorike që tashmë kryhen nga kompania koncensionare “Laboratory Network” shënoi rënie vjetore me 17% vitin e kaluar, teksa pagesat buxhetore shënuan rritje 46 për qind, sipas të dhënave zyrtare.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në raportin vjetor 2022 raportoi se numri i ekzaminimeve laboratorike vitin e kaluar ishte 5,372,603 me rënie 17 % në krahasim me vitin 2021, por sakaq pagesat buxhetore u rritën së tepërmi vitin e kaluar ndaj PPP-së që ofron ketë shërbim. FSDKSH pagoi vitin e kaluar koncesionin e laboratorit me 1,6 miliardë lekë nga 1,1 miliardë lekë në vitin 2021 me një rritje 46%.

Në qarqet e shëndetësisë janë rritur shqetësimet rreth koncesioneve me PPP. Fondi që ka detyrimin ligjor për monitorimin e kontratave ka mungesë të burimeve njerëzore për të monitoruar kontratat dhe për të ndaluar abuzimet. Psh KLSH ka gjetur më parë se në koncesionin e sterilizimit, kompania raportonte ndërhyrje të kompleksit të lartë më shumë se sa ishin kryer realisht duke rritur kështu artificialisht përfitimet nga pagesat buxhetore. Një situatë e ngjashme dyshohet edhe për laboratorin.

Për të frenuar abuzimet me fondet nga koncesioni i laboratorit, së fundmi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka autorizuar një tjetër kontratë që të kontrollojë PPP-në e laboratorit. Së fundmi një shpallje e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregoi se po synohet vënia nën kontroll e koncesionit të lidhur me shërbimet laboratorike.https://www.monitor.al/qeveria-ne-kerkim-te-konsulences-per-te-vene-nen-kontroll-koncesionin-e-laboratoreve/

“IFC-ja është angazhuar nga Qeveria e Shqipërisë (QSH), nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), për të strukturuar dhe për të zbatuar një partneritet publik privat (PPP) për Shërbimet Laboratorike që mbulojnë tetëmbëdhjetë spitale rajonale dhe terciare” thuhet në publikim.

PPP që do të kontrollojë PPP-në laboratorit ka për qëllim të menaxhojë vëllimin e recetave të testeve laboratorike, kufirit vjetor të buxhetit të spitalit dhe të tarifës për pagesat e performancës së shërbimit. Sqarohet se MSHMS-ja ka nevojë për asistencë teknike për të zhvilluar protokollet e recetave laboratorike për diagnostikimet më të shpeshta, si dhe për të vendosur rregulla për të kontrolluar përshtatshmërinë e recetave për testet laboratorike, një hap shumë i nevojshëm në sigurimin e kontrollit fiskal të projektit dhe kufizimin e keqpërdorimit/mbipërdorimit të testeve laboratorike.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë erdhi pas rënies së numrit të analizave teksa fondet për kundrejt koncesionit u rriten në mënyrë të dukshme. Në fillim të vitit 2022 në projektbuxhet financimi i këtij shërbimi u parashikua me 1,360,130,000 lekë, por me një akt normativ ne mes te vitit qeveria e çoi fondin për PPP-në laboratorit në mbi 1,6 miliardë lekë, shumë e cila u disbursua totalisht.

Nga aspekti i fitimeve, kontratat PPP janë ndër bizneset më suksesshme në vendin tonë. Por duke qenë se aktiviteti i tyre bazohet në fondet buxhetore, normat e larta të fitimit tregojnë se qeveria nuk është duke administruar me përgjegjësi taksat e shqiptarëve.

Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro. Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së prej mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncensionin e laboratorit.

Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 më një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH.

Qeveria ka dhënë një sërë shërbimesh në sistemin shëndetësor me koncesion dhe vit pas viti, raporte të Kontrollit të Laftë të Shtetit kanë treguar se ka pasur edhe pagesa për shërbime të pakryera apo përdorime më të shpeshta sesa plani të këtyre shërbimeve.

Kjo ka bërë që tek privatët të kalojnë miliona lekë, duke bërë që të tejkalohet në disa raste buxheti i planifikuar në fillim./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI